“Bëmë të pamundur përhapjen e zjarrit në ambientet e banimit”, Goxhaj: Nuk ka më rrezik për vatra të mëdha

schedule13:40 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 13:40 - 26 Dhjetor, 2023

Drejtori i shërbimit zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj thotë se nuk ka rrezik për vatra të reja zjarri në qendrën tregtare në Lushnje. Në një intervistë për “Tirana Live”, ai theksoi se mund të ketë aktivizim të vatrave të vogla për shkak të materialeve plastike por jo rrezik për përmasa të mëdha.

“Ne si shërbim zjarrfikësja e Tiranës kemi qenë deri në orët e para të mëngjesit në vendin e ngjarjes ku bëmë eliminimin e vatrave të zjarrit. Kur jemi larguar nuk ka pasur gjasa për rifillim të vatrave. Por nga gjendja që ne lamë, mendoj se nuk mund të ketë zjarr me përmasa me përjashtim të disa vatrave të vogla sepse ka pasur materiale plastike. Nuk mendoj se ka rrezik për të marrë përmasa zjarri ashtu siç ka qenë ditën e djeshme.

Nga informacionet që kemi, është prokuroria bashkë me specialistë të shërbimit zjarrfikës për të përcaktuar shkaqet, shërbimi zjarrfikës funksionon në rang bashkie dhe jam drejtues i shërbimit zjarrfikës së Tiranës dhe nuk mund të dalim në përfundime më përpara sesa specialistët që janë atje. Ajo që mendoj se në këtë periudhën në temperatura të ulëra, jo vetëm në qendra tregtare por edhe në ambiente banimi ka mbingarkesë të përdorimit të energjisë. Dhe kjo shkakton nxehje dhe shpeshherë edhe raste të rënies së zjarrit. Më pas ngelet iu ngelet autoriteteve që janë atje për të dalë në një përfundim për shkakun e rënies së zjarrit. “, u shpreh Goxhaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!