Numri i të vdekurve nga një shpërthim në një fabrikë të nikelit në Indonezi, ka shkuar në 18, ndërsa 30 persona janë shtruar në spital. Shumica e viktimave që vdiqën kishin pësuar djegie në 70% të trupit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 të së dielës në një fabrikë të Indonezisë Tsingshan Stainless Steel (ITSS).
Ishulli Sulaëesi është një qendër e rëndësishme për prodhimin e nikelit, një metal që përdoret kryesisht në prodhimin e baterive për automjetet elektrike, por edhe në prodhimin e çelikut inox.
/abcnews.al