Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se aksidentimi i eskortës së gjyqtares Irena Gjoka është i qëllimshëm dhe se është një mesazh, që ajo të bëjë kujdes në lidhje me masën që do të japë më 26 dhjetor, për ish kryeministrin Sali Berisha.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Berisha e ka konsideruar gjithmonë veten e tij, viktimë politike.
“Nga Berisha nuk do pritet diçka, nga Berisha, të paktën nga vitit 1991 e deri më sot, Berisha ashtu është konsdieruar, e ka konsideruar veten viktimë. Në të gjithë këtë histori, ai është paraqitur si viktimë politike, kemi parasysh, Berisha ka qenë i përfshirë te Gërdeci, 21 janari, ’97, zhdukja e Remzi Hoxhës, janë dhjetëra krime që kanë mbetur njolla të zeza në drejtësinë shqiptare. Shumë vrasje të bëra në zonën e veriut, të urdhëruara nga Berisha. Ai do ta prezantojë gjithmonë veten si viktimë, e bën për mbrojtje. Sulmi është mbrojtja më e mirë. Berisha ka funksionuar gjithmonë me kamikazët e tij, vetëm për të përfituar pikë te Berisha, janë të gatshëm të sakrifikojnë.
Për mua aksidenti është i qëllimshëm, është dhënie presioni, dhenie mesazhi që të kete parasysh masen që do japë për Berishën. Po bëhet një sulm i papracedentë ndaj gjyqtares dhe familjes. Kjo bëhet nga një grup kamikazësh të mirëfilltë të Berishës, e para për të gjetur pozitë te Berisha, dhe e dyta, intimidimi që i bëjnë drejtësisë në raste të tjera të ngjashme.
Kjo është një lloj mesazhi i drejtpërdrejt për masën që do të japë nesër. As Kosta Trebicka nuk është vrarë me aksident, as Sokol Olldashi nuk është vrarë me aksident. Aksidentet e tyre janë shumë të dyshimta. Kush buf i drejtësisë i beson këto, sepse mileti i di se çfarë ka ndodhur me ata njerëz. Duken ashiqare që janë vrasje, por janë kamufluar si aksidente. Shpresoj që nesër, gjykatësja të mos e marrë presionin, por të japë masën që është shumë e pamerituar për Berishën. Është shumë pak burgosja”, theksoi ai./abcnews.al