Zjarri në Lushnje/ 40 persona janë dërguar në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore

schedule17:43 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 17:43 - 25 Dhjetor, 2023

40 persona, 4 prej të cilëve zjarrfikës, po marrin ndihmë në spital si pasojë e asfiksisë nga zjarri që përfshiu qendrën tregtare në Lushnje. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shefja e urgjencës së spitalit, Anila Karavakiri tha se 10 persona janë në terapi observative.

“Nuk ka pasur raste të rënda. Pacientët janë me insuficiencë respiratore nga asfiksia. Ka pasur raste më shuëm nga gjendja e stresit dhe ankthit. Të gjithë janë të menaxhueshëm. Një pjesë kanë marrë ndihmën e parë dhe janë larguar, një pjesë është stabilizuar në repartin patologji-infektiv. Po trajtohen me oksigjeno terapi.”, tha ajo.

Zjarri në qendrën tregtare ra rreth orës 3 të së hënës. Për pasojë mbetën të bllokuar edhe shumë banorë të tjerë në katet e sipërme të pallatit ku ndodhet qendra tregtare. Një grup zjarrfikësish u nisën nga Tirana për t’u ardhur në ndihmë kolegëve.

I pranishëm në vendin e ngjarjes është ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ajo e Shëndetësisë, Albana Koçiu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!