Të paktën një person ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një ndërtesë Marsejë, njoftoi sot kryebashkiaku Benoit Payan. Sipas tij, 13 persona janë evakuuar, përfshirë 9 banorë të ndërtesës fqinje.
Një person është shtruar në spital. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Qyteti është prekur nga disa ngjarje tragjike gjatë muajve të fundit. Në prill, një rrjedhje gazi shkaktoi shembjen e dy ndërtesave në rue de Tivoli. Tetë persona humbën jetën dhe rreth 300 u zhvendosën.
Pak javë më parë, më 3 dhjetor, një ndërtesë u shemb pjesërisht pas një shpërthimi dhe më pas zjarri.
Shtatë persona u plagosën dhe 37 u zhvendosën.
/abcnews.al