Ndeshje spektakolare dhe shumë gola mes Lazios dhe Atalantës. Ekipi bergamask u tregua i pamëshirshëm në pjesën e parë, ndërsa bardhekaltrit zhvilluan një 20 minutësh të çmendur në pjesën e dytë.
Miqtë shënuan tre herë brenda 14 minutash, duke çoroditur Strakoshën (ka një pjesë të fajit te goli i dytë) dhe ekipin kryeqytetas. Luis Muriel me anë të një dygolëshi dhe kapiteni Gomez i dhuruan avantazhin e trefishtë Atalantës (Gjimshiti e ndoqi takimin nga stoli).
Lazio reagoi në pjesën e dytë dhe ia doli të evitonte humbjen. Ciro Immobile ktheu në gol një penallti në minutën e 69-të. Ekipi i Inzaghit gjeti sërish golin pas një minute.
Argjentinasi Correa realizoi një gol shumë të bukur dhe në Olimpico u rikthye shpresa. Vendasit morën zemër dhe shënuan në minutat shtesë. Ciro Immobile u tregua sërish i saktë nga pika e panalltisë, duke i dhuruar një pikë ekipit të Inzaghit. Atalanta humbi shansin për të barazuar përkohësisht Juventusin në krye, ndërsa bardhekaltrit ngjiten në kuotën e 12 pikëve. /abcnews.al
Lazio – Atalanta 3-3
(Immobile (pen) 69′, (pen) 90+3′, Correa 70′, / Muriel 23′, 28′, Gomez 37′)