KORÇË– Një 18-vjeçar nga qyteti i Durrësit i ka dhënë fund jetës mëngjesin e kësaj të hëne. Gazetari i ABC News Roland Beqiraj raporton se i riu është vetëhedhur nga kati i 9 i pallatit në zonën e terminalit.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se 18-vjeçari kishte ardhur për festa me disa shokë të tjerë dhe kanë marrë me qira një nga hyrjet e pallatit.
Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme, dhe dyshohet nën efektin e alkoolit, 18-vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave./ abcnews.al