Struga Trim&Lum ka arritur një fitore të rëndësishme për mbijetesën. Një ndër ekipet shqiptare që garon në Maqedoninë e Veriut triumfoi 1-2 përballë Rabotniçkit. Klisman Cake dhe Florent Osmani ishin autorët e golave për ekipin strugan, që ngjitet në vend të tetë me 11 pikë.
Humbje në transfertë për Shkupin dhe Renovën, ndërkohë që dje u ndal edhe Shkëndija në shtëpi nga Akademija Pandev. Bardhekaltrit nuk arritën të ruanin avantazhin e dhuruar nga goli i boshnjakut Jurina dhe u përmbysën nga Boreci i vendit të fundit. Renova rezistoi vetëm një pjesë ndaj Sileksit, që shënoi tre herë në pjesën e dytë dhe mori tre pikë. /abcnews.al
Borec – Shkupi 2-1
(Hristov 28′, Prelcec 90+2’/ Jurina 23′)
Makedonija GP – Vardar 1-1
Rabotnicki – Struga Trim&Lum 1-2
(Toshevski 52′ / Cake 10′, Osmani 73′)
Sileks – Renova 3-0
(Blagojevic 68′, Dodev 83′, 90+3′)