Bashkimi Europian ka njoftuar një plan të ri ndihme prej 118 milionë euro për Autoritetin Palestinez. Autoriteti është përgjegjës në Bregun Perëndimor por jo Gazën, i cili drejtohet nga Hamasi.
Komisioni Europian tha se ndihma do të ndihmojë në pagimin e pagave dhe pensioneve të nëpunësve civilë në Bregun Perëndimor, ndihmat sociale për familjet në nevojë dhe pagesën për referimet mjekësore në spitalet e Jerusalemit Lindor.
BE-ja është gjithashtu e gatshme të vazhdojë të ndihmojë Autoritetin Palestinez në një afat më të gjatë, tha presidentja e saj, Ursula von der Leyen.
“Ne po reflektojmë për një paketë më të gjerë afatmesme për vitin e ardhshëm për të kontribuar në stabilitetin ekonomik dhe politik të Gazës dhe Bregut Perëndimor, si pjesë e përpjekjeve më të gjera ndërkombëtare për një zgjidhje me dy shtete. “, tha ajo në një deklaratë.
/abcnews.al