Linja ajrore me kosto të ulët më e mirë e vitit në Shqipëri, Wizz Air merr çmimin gjatë “Albanian Tourism Awards 2023”

schedule15:15 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 15:15 - 21 Dhjetor, 2023

Në mbrëmjen gala organizuar nga Unioni Turistik Shqiptar dhe Ministria e Turizmit, Wizz Air u vlerësua me çmimin si “Linja Ajrore më e mirë me kosto të ulët në Shqipëri” gjatë vitit 2023. Ky çmim u akordua për profesionalizmin, ofrimin e shërbimeve me kosto të ulët dhe kontributin në rritjen e numrit të turistëve që vizituan Shqipërinë gjatë këtij viti.

Wizz Air është kompania ajrore që udhëheq tregun shqiptar dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror. Kompania ndihet mirënjohëse dhe krenare që ka qenë një kontribues kyç në bumin e papritur të turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Angazhimi i Wizz Air për të ofruar një gamë të gjerë destinacionesh që lidhin Shqipërinë me vende të tjera të botës, si dhe shërbimi i cilësisë më të mirë në fluturime me çmime të përballueshme, kanë luajtur një rol kyç në tërheqjen e numrit të madh të turistëve drejt Shqipërisë.

Shërbimet me kosto të ulët të Wizz Air, jo vetëm që kanë mundësuar të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të fluturojnë, por gjithashtu kanë ndikuar në nxitjen e ekonomisë së shtetit shqiptar. Kontributi i kompanisë nuk përfshin vetëm vendet direkte të punës, pasi aktualisht Wizz Air punëson rreth 500 anëtarë të ekuipazhit në Tiranë, duke krijuar kështu rreth 7000 vende pune indirekte në industrinë shqiptare të aviacionit dhe hotelerisë. Ndikimi pozitiv i Wizz Air në ekonominë shqiptare do të jetë akoma edhe më i lartë pas njoftimit të kompanisë për zgjerimin e saj në vend. Gjatë verës së vitit 2024, Wizz Air do të shtojë avionin e 13-të, në bazën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, pjesë e strategjisë që tregon një rritje të vazhdueshme dhe angazhim në rajon.

“Jemi jashtëzakonisht shumë të lumtur dhe krenarë që jemi vlerësuar me çmimin si Linja Ajrore me kosto të ulët më e Mirë në Shqipëri nga Albanian Tourism Awards. Që kur nisëm të operojmë në Shqipëri në vitin 2017 dhe vendosëm një bazë këtu në 2020, ne kemi hapur mundësitë që lidhin Shqipërinë drejtpërdrejt me shumë qytete në Europë si dhe në Lindjen e Mesme, duke sjellë turistët për të eksploruar bukuritë e paprekura të natyrës shqiptare, por në të njëjtën kohë edhe duke ofuar mundësi fluturimi për komunitetin e madh shqiptar që jeton jashtë vendit. Gjatë këtyre viteve ne kemi transportuar mbi 9 milionë pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë. Tani ne jemi të fokusuar tek rritja e vazhdueshme në vend, duke vazhduar investimet ne eknonominë lokale, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe duke u ofruar pasagjerëve gjithnjë e më shumë mundësi të reja fluturimi me çmime shumë të ulta, duke filluar nga vetëm 14.99 euro”, – tha Yvonne Moynihan, Zyrtare e Korporatës dhe oficere e ESG në Wizz Air.

Suksesi i Wizz Air vjen si pasojë e rrjetit të gjerë që ka ndërtuar në Shqipëri në vetëm tre vjet, duke fluturuar drejt më shumë se 50 destinacioneve në 16 shtete të ndryshme, ndër të cilat 30 prej tyre janë linja unike nga Tirana. Angazhimi i kompanisë ndaj profesionalizmit është i dukshëm në shërbimet e saj, duke vendosur një standard ekselence në këtë industri. Në nëntor 2023, Wizz Air ka arritur rezultatet më të larta krahasuar me të gjithë linjat e tjera ajrore në Europë për sa i përket realizimit të fluturimeve të planifikuar. Kompania gjithashtu ka fituar medaljen e argjendtë për operimin e këtyre fluturimeve në kohën e nisjes.

Wizz Air është vlerësuar kohët e fundit edhe nga CAPA (Qendra e Aviacionit) për angazhimin e palëkundur, përsa i përket ndërgjegjshmërisë mjedisore. Me një nga flotat më të reja të avionëve në botë, Wizz Air gjithashtu prodhon intensitetin më të ulët të karbonit, krahasuar me konkuretët e tjerë. Duke pasur gjithmonë një fokus të madh tek qëndrueshmëria mjedisore, linja ajrore ka investuar në teknologjinë më të fundit të aviacionit, siç është Airbus A321neo, që ndihmon me një reduktim prej 20% të emetimeve të CO2 si dhe një ulje prej 50% të emetimeve të oksidit të azotit dhe zhurmës së krijuar nga avioni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!