“Ukraina është shumë vite larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian”. Kështu u shpreh kryeministri hungarez, Viktor Orban në një konferencë për shtyp.
“Distanca midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian është e njëjtë si midis Makos dhe Jerusalemit. Për ta thënë ndryshe, do të duhen shumë e shumë vite për ta mbuluar atë distancë”, theksoi kryeministri Orban.
Ai pranoi se nuk e kuptonte pse dikush do të fillonte bisedimet me Ukrainën për anëtarësimin në BE, tani që ajo është plotësisht e papërgatitur për këtë veprim.
“Duket joreale. Do të ishte shumë më mirë që fillimisht të vendoseshin një lloj marrëdhënieje partneriteti strategjik midis BE-së dhe Ukrainës.”, sipas tij./abcnews.al