Refuzimi i Negociatave, Rama: Ëndrra drejt Europës nuk është shuar

schedule23:41 - 18 Tetor, 2019

schedule 23:41 - 18 Tetor, 2019

Ska vënë gjumë në sy  por as puna ditë –natë nuk ia ndryshoi mendjen Francës Holandës e Danimarkës që ti celnin Shqipërisë negociatat. Nuk ndihet fajtor kryeministri Edi Rama që nuk arriti ti bindë pasi sipas tij përballë tyre dështoi edhe vetë Kancelarja Merkel.

Shqetësimet e shprehura nga presidenti francez për rritjen e numrit të azilkërkuesëve janë vetëm bishta për kryeministrin Rama. Po shqiptarët të mos shqetësohen se një ditë do të votojnë për parlamentin evropian, këtë e di me siguri kreu i qeverisë kohën se kur e mat me flokët e mjekrën e tij.

Mos celja e negociatave nuk ndikon sipas tij as në ekonominë shqiptare vetëm që në shtet bërje do ti mungojë monitorimi dhe eksperienca evropiane. Hapi i rradhës është vazhdimi i reformave, asaj në drejtësi dhe në sistemin zgjedhor. Opozitën e këshillon të bashkëpunojë në këtë të fundit tjetër kusht nuk i pranon.

Projektin për shengenin ballkanik do ta vazhdojë, jo si kundërpërgjigje për Bashkimin Evropian por për të krijuar mundësi bashkëpunimi midis fqinjëve dhe këtë do tia kërkojë drejtëpërdrejtë edhe kryeministrit të ri të Kosovës.

Shqipërisë iu refuzua celja e negociatave me Bashkimin Evropian,një fakt që e pranoi edhe kryeministri Edi Rama, megjithatë për të mosshkurajuar shqiptarët u kujtoi se ëndrra drejt Evropës nuk është shuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!