“Kuqezinjtë” e kërkojnë në janar, “bomberi” nigerian: Nuk kam qenë kurrë në Itali, Milan një klub madhështor,

schedule19:16 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 19:16 - 20 Dhjetor, 2023

Pavarësisht se objektivi kryesor i merkatos së dimrit është afrimi i një lojtari cilësor në mbrojtje, bordi i “Kuqezinjve” të Milan, nuk dëshiron të ndalet me kaq, pasi kërkon të afrojë edhe një “bomber” të ri për sulmin, ku në “listë” deri më tani janë 3 emra, Jonathan David i Lille, Serhou Guirassy i Stuttgart, si dhe “ylli” nigerian, Akor Adams i Montpellier.

Ky i fundit u transferua te francezët, gjatë merkatos së verës, nga norvegjezët e Lillestrom, për shifrën e 4.5 milionë euro, teksa deri më tani ka shkëlqyer në Ligue 1, duke shënuar 7 gola, në 16 ndeshje. Për 23-vjeçarin interesohen gjithashtu edhe “Çekanët” e West Ham, e mesa duket këta të fundit janë më të favorizuar për transferimin e tij, me nigerianin që “ëndërr” ka kalimin në Premier League.

“Jemi në mes të sezonit dhe mendoj vetëm për Montpellier, por di të them që Premier League është ëndrra e çdo fëmije.

A do bashkohem me Chukwuezen te Milan? Është ende herët për të folur, por Chuk është një futbollist shumë i mirë dhe të gjithë e dinë se Milan është një nga klubet më të mira në botë. Tani për tani nuk mund të them asgjë, por të gjithë tifozët e futbollit e dinë se Milani është një klub madhështor. Jam i vetëdijshëm për këtë, por deri më sot nuk kam qenë kurrë në Itali”,- u shpreh “bomberi” nigerian. /i.m /abcnews.al