Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau me thikë 27 vjeçaren në Itali, shqiptari e kërcënonte prej kohësh: Do të të vras nëse nuk kthehesh me mua

schedule12:27 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 12:27 - 20 Dhjetor, 2023

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 27 vjeçares Vanessa Ballan në Itali, e cila dyshohet se është goditur me thikë disa herë nga shqiptari Bujar Fandaj. 41 vjeçari nga Kosova u arrestua mbrëmjen e së martës nën dyshimin e vrasjes së të resë që ishte 3 muajshe shtatzënë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 41 vjeçari shqiptar nuk e ka pranuar kurrë përfundimin e marrëdhënies me viktimën dhe e shantazhonte dhe kërcënonte prej një viti se do t’i tregonte partnerit të saj aktual për marrëdhënien e tyre tashmë të përfunduar dhe publikimin e videove intime.

“Nëse nuk kthehesh me mua do të të vras. Nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë”, mësohet t’i ketë thënë 27 vjeçares. Sipas prokurorisë italiane, disa elemente tregojnë se autori e kishte paramenduar vrasjen. E reja e kishte denoncuar në polici 41 vjeçarin për përndjekje.



Kryeprokurori i Trevisos, Marco Martani tha për gazetarët se Fandaj kishte aktivizuar një llogari të re telefonike një ditë para krimit. “Ai iu afrua shtëpisë me biçikletë dhe jo me makinë, ndoshta për të mos u njohur dhe kishte një çantë në të cilën kishte një çekiç, dy thika dhe mjete të tjera për vjedhje”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!