VIDEO/ “Qytetarët” kapin finalen, Manchester City sfidon Fluminense për trofeun e Botërorit të Klubeve

schedule20:56 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 20:56 - 19 Dhjetor, 2023

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. “Qytetarët” e Manchester City kanë dalë triumfues, në përballjen e “King Abdullash Sports City”, teksa kanë mundur “gjigantët” japonezë, të Urawa Reds, me rezultatin e thellë, 3 me 0, në përballjen e vlefshme për raundin e gjysmë-finaleve, të Kupës së Botës për Klube, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Një autogol në pjesën e parë, nga norvegjezi Marius Hoibraaten, në minutat e fundit, si dhe golat e Mateo Kovacic, në minutën e 52’-të e të Bernardo Silva, në minutën e 56’-të mjaftuan, që djemtë e teknikut, Pep Guardiola, të siguronin, një vend në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Tashmë, pas kësaj fitoreje, “Qytetarët” e Manchester City do të presin në finale, kampionët e Copa Libertadorez, “gjigantët” brazilian të Fluminense, me përballjen që do të zhvillohet në stadiumin “King Abdullash Sports City”, mbrëmjen e 22 dhjetorit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Autogoli i Marius Hoibraaten, 0-1:

Goli i Mateo Kovacic, 0-2:

Goli i Bernardo Silva, 0-3: