“Koha për industrinë e lehtë ushqimore”/ Balluku: Domosdoshmëri, ka treg. Të orientohen edhe fermerët

schedule23:16 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 23:16 - 19 Dhjetor, 2023

Shqipëria duhet të ngrejë industrinë e lehtë ushqimore. Kështu deklaroi zëvendëskryemistrja Belinda Balluku në një tryezë për bujqësinë, ku ishte e pranishme edhe ministrja që drejton këtë dikaster Anila Denaj dhe përfaqësues të sektorit.

Sipas saj, domosdoshmëri është edhe krijimi i një instrumenti për orientimin e fermerëve në prodhimet e tyre.

Ndërkohë, Arben Shkodra Sekretari i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë kërkoi bashkëpunim dhe mbështetje përmes instrumenteve të ndryshëm për të depërtuar në tregjet e Bashkimit Europian. Ai u ndal edhe te plani i rritjes ekonomike të BE për vendin tonë për të përfituar sa më shumë nga fondet e akorduara.

Në fokus të diskutimit ishte edhe siguria ushqimore por edhe përafrimi i një sërë ligjesh me direktivat e Bashkimit Europian, për të cilat zv.kryeministrja Balluku tha se do të ndërhyhet për të bërë ndryshimet e nevojshme.

/abcnews.al/