Rusia pretendon se rreth 350 luftëtarë britanikë janë vrarë në Ukrainë

schedule14:32 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 14:32 - 19 Dhjetor, 2023

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaroi se më shumë se 2000 “mercenarë” nga jashtë Ukrainës janë vrarë gjatë luftës për Kievin gjatë luftës dhe se rreth 350 prej tyre janë nga Britania e Madhe.

Megjithatë, SHoigu nuk tregoi prova për të bazuar pretendimin e tij, shkruan Sky News.

Shoigu tha se 1,427 “mercenarë” polakë; duke luftuar për forcat e armatosura të Ukrainës ishin vrarë në konflikt, së bashku me 466 nga SHBA dhe 344 nga Britania e Madhe.

“Shumica e mercenarëve, të rekrutuar në mënyrë aktive që nga fillimi i operacionit special ushtarak, janë vrarë,” tha ai në një takim të bordit të ministrisë ruse të Mbrojtjes./abcnews.al