“200 mijë euro për kokën tënde”, letra anonime që mori Arben Lleshi para vrasjes në burgun e Peqinit

schedule12:18 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 12:18 - 19 Dhjetor, 2023

Indrit Shaqja, personi që mbeti i plagosur nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Ai ka treguar për policinë se si ka ndodhur ngjarja pak ditë më parë në burg, ndërsa ka deklaruar gjithashtu se Arben Lleshi, që mbeti i vrarë, ishte kërcënuar.

Sipas Shaqjas, Lleshi kishte marrë një letër anonime muaj më parë në të cilën shkruhej se do të paguanin 200 mijë euro për kokën e tij si dhe për Xheladin Krujën. “Kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë por i kemi prishur për shkak se më përbuzte fenë.”, ka deklaruar mes të tjerash ai.

Në Peqin, ai ka qenë tre muaj në regjim të posaçëm për shkak se është kapur me telefon në dhomë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!