Një zyrtar i lartë i grupit nga Jemeni, Houthi deklaroi se do të vazhdojnë të shënjestrojnë anijet e lidhura me Izraelin në Detin e Kuq, edhe nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrijnë të mobilizojnë të gjitha shtetet e botës për t’i ndaluar ata.
Mohammed al-Bukhaiti e dha deklaratën, ndërsa SHBA njoftoi nisjen e një grupi të ri për patrullim në Detin e Kuq, shkruan Al Jazeera.
Në plaftormën X, al-Bukhaiti tha se rebelët Houthi do të ndalonin sulmet ndaj anijeve të lidhura me Izraelin vetëm nëse “krimet në Gaza ndalojnë dhe ushqimi, ilaçet dhe karburantet lejohen për popullsinë”./abcnews.al