Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi se sulmet e grupit Houthi në Detin e Kuq duhet të ndalen.
“Ne jemi të gjithë këtu sepse shumë vende mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurta rrugët ujore strategjike,” tha Austin, shkruan Al Jazeera.
“Këto sulme të pamatura Houthi janë një problem serioz ndërkombëtar dhe kërkojnë një përgjigje të fortë ndërkombëtare,” shtoi ai.
Misioni patrullues i udhëhequr nga SHBA – Operacioni Prosperity Guardian – do të përfshijë patrulla të përbashkëta të anijeve në Detin e Kuq me kompani. Në patrullë do të marrin pjesë edhe Mbretëria e Bashkuar, Bahreini, Kanadaja, Franca, Italia, Holanda, Norvegjia, Seychelles dhe Spanja./abcnews.al