FOTO/ Pasojat e tërmetit vdekjeprurës në Kinë

schedule08:35 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 08:35 - 19 Dhjetor, 2023

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi një rajon malor të Kinës veriperëndimore, duke vrarë të paktën 118 persona dhe plagosur qindra të tjerë. Autoritetet kanë mobilizuar një sërë masash emergjente, por puna e kërkim shpëtimit mund të jetë sfiduese për shkak të temperaturave nën zero.

20 persona janë raportuar të zhdukur pas disa orësh përpjekjesh shpëtimi. Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 5 km nga kufiri midis Gansu dhe një provincë fqinje.

Sipas raporteve të mediave lokale, tërmeti shkaktoi dëme të konsiderueshme në disa shtëpi dhe rrugë dhe rrëzoi linjat e energjisë elektrike dhe të komunikimit. Ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet në ndërtesat e shkatërruara mes temperaturave nën zero.

Në fshatin Dahejia të qarkut Jishishan, në provincën Gansu, janë ngritur tenda për të mbijetuarit nga tërmeti.

/abcnews.al