Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mbërriti në Tel Aviv, ku do të takohet me zyrtarë të qeverisë izraelite.
Austin u prit në aeroport nga drejtori i Byrosë Politike të Izraelit Dror Shalom, e ngarkuara me punë Stephanie Hallet dhe gjenerali C.Q. Broën, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit.
Austin pritet të takohet me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant.
Sipas një zyrtari, Austin dëshiron të dëgjojë nga izraelitët planin për operacionin e tyre në Gaza.
/abcnews.al