Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Reagon IRTC për naftëtarët: Situata mund të zgjidhet

schedule15:21 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 15:21 - 27 Dhjetor, 2017

Pasi punonjësit e Rafinerisë së Ballshit morën rrugën në këmbë drejt Tiranës ka reaguar edhe shoqëria IRTC SHA.  Zgjidhja, sipas kompanisë, mund të vijë përmes garantimit të furnizimit të rafinerisë me naftë bruto. Në njoftimin për shtyp kompania thotë se gjatë këtij viti rafineria e Ballshit është fikur 10 herë për shkak të mosfurnizimit. “Furnizuesi ynë kryesor, njëherësh dhe furnizuesi i vetëm në treg me naftë bruto nuk na e ka bërë të mundur këtë gjë- theksohet në njoftimin e shoqërisë. Kjo është arsyeja e vetme pse shoqëria IRTC,  nuk arrin të operojë në Rafinerinë e Ballshit dhe rrjedhimisht të përmbushë detyrimet e saj me punonjësit dhe nënkontraktorët e saj” theksohet në njoftimin për shtyp. Kompania thotë se shpreson në mbështetjen e autoritetit konkurues për trajtimin me prioritet absolut të çështjes dhe se do të ndjekë të gjitha hapat ligjorë për të garantuar të drejtën e saj dhe dëmshpërblimin që i takon për situatën në të cilën ndodhen, ajo dhe punonjësit./abcnews.al

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!