Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen në prag të samitit të BE-së pasi vendet anëtare dështuan të arrinin një marrëveshje për çeljen e negociatave. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane ANSA.
Më herët kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut e pati paralajmëruar dorëheqjen në rast se vendi dështon që të hapë negociatat me Bashkimin Evropian.
Hahn konfirmon lajmin e keq: Nuk ka negociata për Shqipërinë
Ndërkohë Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, gjatë disa postimeve në rrjetet sociale gjatë kësaj të premte, e cilësoi si zhgënjim mosgjetjen e një marrëveshjeje mes shteteve anëtare për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një prej postimeve të tij në Twitter, ai thoshte se vendimi negativ mund të sjellë destabilitet në Ballkanin Perëndimor./abcnews.al