Pritej fitore, por nuk erdhi. Skuadra e Lille ka befasuar jo pak mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Stade Pierre-Mauroy” ka mundur t’i “rrëmbejë” 1 pikë, kampionëve në fuqi, të Ligue 1, Paris Saint-Germain, në përballjen më të rëndësishme, të javës së 16-të të kampionatit francez të futbollit.
Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin djemtë e Luis Enrique, me “fantazistin” Kylian Mbappe, i cili dërgon në rrjetë një 11-metërsh në minutën e 66’-të, për të çuar rezultatin ne 0 me 1, mirëpo në minutën e 93’-të të sfidës, “bomberi” kanadez, Jonathan David gjen rrugën e rrjetës, për të “vulosur” gjithçka në baraizm.
Falë këtij rezultati, PSG ngjitet në kuotën e 37 pikëve, duke krijuar një diferencë prej 5 pikësh, me skuadrën e Nice, në vendin e 2-të, ndërsa skuadra e Lille ngjitet në vendin e 4-t të tabelës, me 28 pikë, po aq sa Brets i një vendi më poshtë dhe me 2 pikë më pak se Monaco e vendit të 3-të. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Kylian Mbappe, 0-1:
Goli i Jonathan David, 1-1: