Një 65-vjeçar nga Kosova dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit Buna.
Ky shtetas, rreth orës 11:50, kishte shkuar për të peshkuar në bregun e lumit Buna.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al