Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, ndërsa në zonat e veriut dhe juglindjes janë shënuar edhe reshje dëbore dhe erëra të forta. Në disa zona u raportua edhe për mungesë të energjisë elektrike. Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se grupet e punës së OSSH kanë ndërhyrë për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik, pavarësisht kushteve të vështira të motit.
Balluku theksoi se rajoni i Korçës është stabilizuar, po ashtu edhe Kukësi dhe zonat përreth.
REAGIMI:
Prej mëngjesit të sotëm, kryesisht zona e Veriut dhe Juglindjes, është përfshirë nga reshje dëbore dhe erëra të forta. Pavarësisht kushteve të vështira të motit, grupet e punës së #OSSH kanë ndërhyrë për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik.
Rajoni i #Korçës është stabilizuar, po ashtu edhe Kukësi dhe zonat përreth. Ka ende disa zona në vend ku elektriçistët po vijojnë punën me ritme të kushtëzuar nga moti, në zbatim të sigurisë teknike.
Linjat 35kV dhe rrjeti që furnizon hidrovoret apo institucionet e rëndesisë së veçantë janë në funksion të plotë.
/abcnews.al/