EMRAT/ Drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, kush janë shqiptarët që u kapën në Selanik

schedule11:25 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 11:25 - 15 Dhjetor, 2023

Rreth 54 kg marijuanë u kap në Selanik ditën e sotme. Fatmir Alizoti nga Elbasani dhe Oltion Ranxha banues në Selanik janë shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar kundër trafikut të narkotikëve.

Mësohet se një pjesë e drogës është sekuestruar në kamionin tip “Scania” me targa shqiptare. Shqiptari Fatmir Alizoti, ishte drejtuesi i automjetit, ndërsa Oltion Ranxha ishte personi që priste drogën.

Droga e sekuestruar në Selanik, transportohej nga Shqipëria drejt Greqisë dhe ishte e fshehur në bidonë. Një pjesë e së cilës u kap në automjet dhe pjesa tjetër në furgon.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!