Izraeli nis “përmbytjen” e tuneleve me ujë nga Deti i Zi/ Hamas: Tunelet e ndërtuara mirë, nuk përmbyten

schedule10:46 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 10:46 - 15 Dhjetor, 2023

Përpjekja e Izraelit për të pompuar ujin e detit në rrjetin e gjerë të tuneleve nën Gaza ishte një sukses, tha The Times of Israel, pasi ushtria paralajmëroi për “metoda të reja luftarake” për të shkatërruar terroristët që fshiheshin nën tokë.

Wall Street Journal raportoi të martën se IDF kishte filluar të pomponte ujin e detit në sistemin e tunelit nëntokësor të Hamasit, një veprim që synon të shkatërrojë rrjetin nëntokësor të grupit terrorist palestinez.

Shefi i Shtabit të IDF-së, gjeneral Herzi Halevi tha javën e kaluar se përmbytja e tuneleve ishte “një ide e mirë”, por nuk dha asnjë koment më shumë. Të enjten, The Times of Israel konfirmoi se kishte filluar operacionin për përmbytjen e tunelit.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan u pyet për këtë çështje të enjten dhe ai pretendoi se tunelet e grupit terrorist ishin projektuar për t’i bërë ballë përmbytjeve, si dhe “rreziqe të tjera të mundshme”.

I pyetur në lidhje me shqetësimet se taktika mund të dëmtojë pengjet disa prej të cilëve mbahen në tunelet e Hamasit, zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha në konferencën e tij për shtyp të enjten se ushtria operon bazuar në inteligjencën që ka në lidhje me vendin ku beson që pengjet ndodhen dhe se nuk do të ndërmarrë hapa që i dëmtojnë ata.

Javën e kaluar, IDF njoftoi se ushtarët kishin zbuluar më shumë se 800 boshte tunelesh në Rrip që nga fillimi i ofensivës tokësore që synonte Hamasin që filloi në fund të tetorit, rreth 500 prej të cilave tashmë ishin shkatërruar.

Dy ditë më parë, IDF tha se kishte ngritur pesë pompa të mëdha uji pranë kampit të refugjatëve Shati në qytetin e Gazës, të afta për të përmbytur tunelet brenda javësh duke pompuar mijëra metra kub ujë në orë në to.

Të enjten, ushtria publikoi pamjet që tregonin operativët e Hamasit që ishin qëlluar për vdekje në një tunel nga forcat ushtarake izraelite.

/abcnews.al