U luajtën mbrëmjen e sotme prej orës 18:45, tetë ndeshjet e vlefshme për grupet e Europa League, ku u shënuan në total plot 30 gola. Këto përballje ishin të fundit për fazën e grupeve, teksa nuk munguan surprizat.
Më e madhja ishte padyshim humbja e Liverpool në transfertë ndaj Royal Union. Ndërkohë në duelet e tjera, Roma dhe Leverkusen, triumfuan bindshëm në shtëpi. Për sa i përket verdikteve të grupeve të mbyllura, ato variojnë si më poshtë:
GRUPI G: Slavia e Pragës e renditur në vendin e parë në grup, kualifikohet direkt për në raundin e 1/8-ave, ndërkohë Roma kualifikohet për në raundin e 1/16-ave. Vendi i tretë, Servete, u kualifikuar për në raundin e 1/16-ave të Ligës së Konferencës.
GRUPI H: Leverkusen i renditur i pari në grup, kualifikohet direkt për në raundin e 1/8-ave, ndërkohë Qarabaku i Xhixhës, kualifikohet për në raundin e 1/16-ave. Vendi i tretë, Moldes u kualifikuar për në raundin e 1/16-ave të Ligës së Konferencës.
GRUPI E: Liverpool i renditur i pari në grup, kualifikohet direkt për në raundin e 1/8-ave, ndërkohë Tuluz, kualifikohet për në raundin e 1/16-ave. Vendi i tretë, Royal Union u kualifikuar për në raundin e 1/16-ave të Ligës së Konferencës.
GRUPI F: Villarreal i renditur i pari në grup, kualifikohet direkt për në raundin e 1/8-ave, ndërkohë Rennes kualifikohet për në raundin e 1/16-ave. Vendi i tretë, Makabi Haifa, u kualifikuar për në raundin e 1/16-ave të Ligës së Konferencës.