Ndërsa pjesa më e madhe e deputetëve të Foltores ndodhen jashtë parlamentit, duke mos u lejuar nga Garda, duket se deputeti Dashnor Sula, ka mundur të tejkalojë gardhin.
Në videot e siguruara nga ABC News, shihet teksa deputeti Sula hyn në sallën e Kuvendit edhe pse nuk mungon tensioni e përplasja me Gardën e Republikës.