Qytetarët e Argjentinës janë tronditur nga masat e reja shtrënguese të shpallura nga i sapozgjedhuri Javier Millay, si shkurtimi i pagave dhe privatizimit të pronës publike.
Qeveria e tij zbuloi të martën një program për të ulur shpenzimet publike dhe për të reduktuar ndjeshëm deficitin e madh buxhetor, në një lëvizje të mirëpritur nga tregjet. Zhvlerësimi i ndjeshëm i monedhës kombëtare pritet të katapultojë inflacionin, i cili tashmë arrin në 150%.
Kështu, inflacioni pritet të rritet ndjeshëm në muajt në vijim, duke goditur kursimet dhe fuqinë blerëse të konsumatorëve. Shkurtimet e planifikuara të subvencioneve do të rrisin faturat e energjisë dhe çmimet e biletave të transportit publik, ndërsa shkurtimet në shpenzimet publike do të ngadalësojnë rritjen ekonomike.
Brenda natës, “pesoja” argjentinase humbi më shumë se 50% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan, megjithëse në realitet kontrollet e rrepta të kapitalit detyruan shumë të paguajnë norma të larta interesi në tregjet paralele./abcnews.al