Që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, 18.692 palestinezë janë vrarë dhe 50.594 persona janë plagosur në sulmet ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite, njoftoi këtë të mërkurë Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Në deklaratë saktësohet se në Rripin e Gazës kanë humbur jetën 18.400 persona, ndërsa në Bregun Perëndimor kanë humbur jetën mbi 50.000 persona.
Thuhet se në mesin e të vdekurve janë më shumë se 13 mijë gra dhe fëmijë, ndërsa shtohet se disa mijëra persona janë të zhdukur dhe supozohet se kanë mbetur nën rrënoja./abcnews.al