Atalanta luan të enjten ndeshjen përmbyllëse të Grupit D në Europa League ndaj polakëve të Rakow në transfertë, sfidë kjo në të cilën “bergamaskët” luajnë si të kualifikuar për raundin pasardhës me italianët që kanë siguruar edhe vendin e parë në grup.
Nga ana tjetër, për polakët nuk ka asnjë shans kualifikimi e ndoshta kjo gjë ka ndikuar, që UEFA t’ia besojë këtë sfidë një arbitri shqiptar e më konkretisht, një ndër më të mirëve, Enea Jorgji, me këtë të fundit, që nuk gjykon për herë të parë në Evropë.
Në sfidën e “bergamakëve” të Berat Gjimshitit, Jorgji do të ketë edhe ndihmën e asistentëve Denis Rexha e Ridiger Çokaj, ndërsa roli i arbitrit të katërt i është besuar Florian Latës e në dhomën VAR do të jenë gjyqtarët spanjollë Carlos del Cerro Grande dhe Guillermo Cuadra. /i.m /abcnews.al