Kapen 11 tonë kokainë në Spanjë, shkatërrohen dy banda të drejtuara nga shqiptarët, 20 të arrestuar

schedule22:58 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 22:58 - 12 Dhjetor, 2023

20 anëtarë të dy organizatave kriminale të drejtuara nga shqiptarët u arrestuan në një operacion të dyfishtë kundër trafikut të drogës në Spanjë ndërsa u sekuestruan 11 tonë kokainë që do të shpërndahej në të gjithë Evropën.

Policia spanjolle tha se portin veriperëndimor të Vigos u sekuestruan 7.5 ton kokainë që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte e fshehur brenda kontenierëve me peshk ton të ngrirë, e cila do të shpërndahej në Evropë.

Sasia tjetër prej 3,5 tonë kokainë u sekuestrua në portin lindor të Valencias e fshehur në kontenierë transporti.

Për të transportuar kokainën nga Amerika Latine në Galicia, ata kishin një rrjet kompleks biznesi me të cilin synonin të mbulonin aktivitetin e tyre të paligjshëm përmes një fluksi voluminoz kontejnerësh.

Hetimi mbetet i hapur, por specialistët e Policisë vlerësojnë se sekuestrimi historik i 11 tonëve kokain konfirmon mbizotërimin e bandave të kartelit ballkanik, kryesisht me origjinë shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!