Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shuan shpresën e Klemend Balilit

schedule16:30 - 17 Tetor, 2019

schedule 16:30 - 17 Tetor, 2019

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi dënimin me 10 vjet burg për Klement Balilin, të vendosur nga shkalla e parë. Avokati deklaroi se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi sipas tij Balili nuk ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

U cilësua nga ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald LU si “peshku i madh”, gjykata e Apelit për krime të rënda shuan shpresën e Klemend Balilit.

Togat e zeza të kryesuar nga Saida Dollani lanë, në fuqi vendimin e  dhënë nga Gjykata e shkallës së Parë për Krime të Rënda, duke e dënuar të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkani” me 10 vite heqje lirie.

Vetë Balili nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua vetëm nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Pas vendimit të formë së prerë, avokati u shpreh se do të bënin rekurs në gjykatën e lartë. Avokati Hazizaj gjatë, mbrojtje ka relatuar para trupës gjykuese, të përbërë nga Saida Dollani, Albana Boksi dhe Sokol Binaj, se klienti i tij nuk ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike dhe se prokuroria nuk ka paraqitur prova bindëse, për të faktuar akuzat.

Sipas Hazizajt organi i akuzës nuk ka bërë ekspertizën e zërit për të faktuar nëse është më të vërtetë Klement Balili, ai që flet me grupin kriminal grek për trafikimin nga Shqipëria drejt ishullit grek Xakinthos të një sasie prej 680 kilogramësh kanabis.

Prokuroria e Apelit për krime të rënda e përfaqësuar nga Altin Dumani, u ka qëndruar të gjitha fakteve të paraqitura nga prokuroria në shkallën e parë.  Togat e zeza të gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda e shpallën fajtorë Kelmend Balilin për të 4 akuzat.

Balili u dënua për trafikim i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal me 14 vite burg, për pjesëmarrje në grup kriminal 2.6 vite burg.

Për akuzën e pastrimit të parave u dënua me 5 vite burg dhe për deklarim të rremë, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, dënimi ishte 6 muaj burg, në bashkim të dënimeve Klemend Balili u dënua me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ju ul 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burg./abcnews.al