Kurti e Bujupi do presin ndërrimin e viteve në qeli

schedule14:06 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 14:06 - 27 Dhjetor, 2017

Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi do të qëndrojnënë qeli dhe natën e ndërrimit të viteve. Kjo pasi gjykata vendosi të zgjaste masën e paraburgimit e cila skadonte sot.

Dy deputetëve të VV-së, Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit, u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj. Deputetja Albulena Haxhiu, e cila edhe vetë është e përfshirë në këtë proces gjyqësor, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e kuvendit të Kosovës,shkruan në një statur në Facebook se dy kolegëve të saj u është vazhduar paraburgimi i cili skadonte sot. Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, duke bërë që gjyqtari Beqir Kalludra të lëshonte një urdhërarrest, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

Kalludra ditën kur lëshoi urdhërarrest për Kurtin, gjobiti edhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe disa deputetë tjerë që nuk u paraqitën në seancën e 21 prillit të këtij viti.

Aktakuza ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të lotsjellësit u ngrit më 16 dhjetor të vitit 2015./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!