Mijëra persona u mblodhën në qendër të Londrës të shtunën për të ndjekur një demonstratë pro-palestineze që pritet të kulmojë me fjalimet në Sheshin e Parlamentit.
Organizatorët e demonstratës, Fushata e Solidaritetit të Palestinës, postuan imazhe dhe video në mediat sociale duke treguar turma të mëdha protestuesish që mbanin pankarta dhe valëvitnin flamuj palestinezë, shkruan CNN.
“Është marshi ynë i 6-të kombëtar për Palestinën dhe megjithatë ne dalim në numër të madh për të kërkuar një armëpushim të përhershëm tani!” thuhej në një deklaratë në platformën X.
Policia Metropolitane e Londrës tha se rreth 40,000 njerëz morën pjesë në tubim.
Dy persona janë arrestuar deri më tani për mbajtjen e pankarta fyese, sipas policisë./abcnews.al