Janë skuadra e vetme, që nuk njohin asnjë rezultat tjetër, përveç fitores, në kampionatin e tyre. Bëhet fjalë për “tulipanët” e PSV Eindhoven, me “gjigantët” e futbollit holandez, që pasditen e kësaj të enjteje kanë arritur fitoren e 15-të radhazi, në këtë sezon të Eredivisie, nga 15 javët e para të sezonit.
Nga një gol, në secilën pjesë mjaftoi, që skuadra e Peter Bosz të mundte, me rezultatin e pastër, 2 me 0, skuadrën e Heerenven, teksa fillimisht ishte “fantazisti” holandez, Guus Til, i cili gjen rrugën e rrjetës, në minutën e 33’-të, të sfidës, për ta mbyllur pjesën e parë, në avantazhin, 1 me 0, ndërsa në minutën e 78’-të, “bomberi” amerikan, Ricardo Pepi dyfishon shifrat për të “vulosur” fitoren e të tijve.
Falë këtij rezultati, PSV udhëheq me pikë të plota, këtë edicion të Eredivisie, teksa është ngjitur në kuotën e 45 pikëve, duke qëndruar deri në këto momente, plot 13 pikë larg vendit të 2-të, Feyenoord, ndërsa skuadra e Heerenven mbete në vendin e 8-të të tabelës, me vetëm 19 pikë.
SHIKONI GOLAT:
Goli i Guus Til, 1-0:
Goli i Ricardo Pepi, 2-0: