Thomas Strakosha mund të largohet nga Lacio këtë verë dhe zërat e parë kanë nisur të qarkullojnë në mediat italiane. Janë ato të zakonshmet, që e lidhin portierin e kombëtares shqiptare me klube si Arsenali dhe Tottenhami.
Thuhet se Lazio mund të mendojë ta vërë në shitje “gardianin”, ndërkohë që vihet në dukje fakti që në disa raste ka gabuar në dalje. Sigurisht nuk i lihet pa përmendur ndeshja me Shqipërinë në Turqi, me portierin që doli në mënyrë të gabuar dhe kombëtarja jonë u thye në fund.
Nëse Strakosha do të jetë në merkato, sigurisht që presidenti Claudio Lotito do të kërkojë një shifër të konsiderueshme për portierin 24-vjeçar, i cili ka cilësi të padiskutueshme. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në janar. Lazio fillimisht duhet të gjejë pasuesin e Strakoshës dhe më pas mund të mendoje ta shesë. /abcnews.al