Vrasja në Fier, dëshmitari: Armë nuk dëgjova, më thanë që e vranë

schedule11:58 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 11:58 - 7 Dhjetor, 2023

Detaje të reja zbardhen në lidhje me vrasjen e 41-vjeçarit Elton Javori, ngjarje e ndodhur mesditën e së enjtes në lagjen “16 prilli” në Fier.

Një fqinj i tij, deklaroi për ABC News se kur doli nga banesa, i thanë se Javori ishte vrarë. Ai nënvizoi se nuk dëgjoi të shtëna armësh.

“E nohim familje shumë e mrekullueshme, i ati, e ëma, vëllezërit. Nuk kam dëgjuar asgjë. Shokë e kemi, pinim kafe. Sa dola nga shtëpia më thanë që e vranë, armë nuk dëgjova” tha një prej fqinjëve.

Pas vrasjes në Fier, forca të shumta të policisë, por edhe FNSH janë duke ushtruar kontrollë në automjete të ndryshme në hyrje të qytetit te Vlorës./abcnews.al