Pas SHBA-së, Berlini thirrje BE të sanksionojë kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor

schedule09:40 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 09:40 - 7 Dhjetor, 2023

Berlini përshëndeti vendimin e Shteteve të Bashkuara, e cila vendosi që të mos japë viza për kolonët e dhunshëm izraelitë, duke i bërë thirrje BE të miratojë sanksione kundër kolonëve izraelitë të akuzuar për sulme kundër palestinezëve.

“Ne besojmë se është e rëndësishme të diskutohet ky debat edhe në nivel europian. Berlini “po merr pjesë aktive në këto diskutime përpara Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të hënën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Sebastian Fischer në një konferencë për shtyp.

Në fillim të nëntorit, kryeministri belg, Alexander De Croo, kërkoi që Bashkimi Europian të shqyrtonte mundësinë e ndalimit të hyrjes në territorin e tij për disa izraelitë ekstremistë përgjegjës për dhunën kundër palestinezëve.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën vendosjen e sanksioneve kundër kolonëve hebrenj të akuzuar për sulme kundër palestinezëve, në formën e kufizimeve të vizave.

Duke përshëndetur vendimin amerikan, diplomacia gjermane dënoi edhe një herë zgjerimin e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara palestineze dhe dhunën e kolonëve kundër komuniteteve palestineze.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit të mbrojë palestinezët nga aktivitetet e kolonëve ekstremistë dhe të kërkojë llogari nga ata që janë përgjegjës,” theksoi Fischer, duke e quajtur rritjen e dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar të papranueshme, që nga fillimi i luftës midis Izraeli dhe Hamasi në Rripin e Gazës më 7 tetor.

/abcnews.al