Manchester United konfirmon mungesën e dy ‘yjeve’ të ekipit, Paul Pogba dhe David De Gea për klasiken angleze këtë fundjavë kundër Liverpool-it. Solskjaer do ti duhet ti bëjë llogaritë pa dyshen e titullarëve kundër kryesuesve të Klopp.
Francezi u dëmtuar para se të fillonin ndeshjet e kombëtareve kurse spanjolli u dëmtua të martën në mbrëmje në sfidën kundër Suedisë. De Gea kërkoi zëvëndësimin pasi nuk mundte ta vazhdonte sfidën.
Në mungesë të tyre duket se Sergio Romero do të debutojë për hërë të parë në ‘Old Trafford’ për këtë sezon. Ndërsa për Pogba është balotazhi mes Scott McTominay dhe Nemanja Matic për një vend titullari. /abcnews.al