Një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga një mjet në aksin Milot-Fushë Krujë. Një mjet që po ecte me shpejtësi pranë kryqëzimit të Sanxhakut e ka marrë para kalimtarin duke e hedhur në anën tjetër të rrugës. Viktima mësohet se është Marjan Lleshi.
Drejtuesi që shkaktoi aksidentin me vdekje është larguar nga vendi i ngjarjes dhe blutë e Kurbinit i janë vënë në ndjekje./abcnews.al