TIRANË- Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Kosova është renditur në vendin 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse duke e renditur e fundit në rajon. Sipas të dhënave të PISA-s, Kosova ka një rënie nga viti 2018 me 11 pikë.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha se testimi me shkrim i mësuesve do të ishte fyerje për ta dhe në këto kushte kërkoi shtimin e përkrahjes për mësimdhënësit dhe shtimin e mjeteve, në qëllim përçimin e dijeve në mënyrë e duhur.
“Kemi kërkuar të shtohet numri i inspektorëve për t’i parë mësuesit se si punojnë. Me një test vetëm një ditor do të hapej thjesht një propagandë. Jemi që të ketë kontroll dhe ajo që dua të them për testin PISA, t’i lënë fyerjet dhe ofendimet që kanë bërë për figuruan e mësuesit, por të shpërndajnë mjete dhe t’i ndihmojnë”, tha ai.
Gjatë intervistës në “Ballkan Update”, Jasharaj theksoi se zgjidhja për të tejkaluar këtë situatë është që të gjithë aktorët të ulen në tryezë dhe të diskutojnë për kapërcimin e problemeve.
“Ministrja duhet të ulet me SBASHK-u, me Akademinë e Shkencave, të ulemi dhe bisedojmë se çfarë duhet të bëjmë dhe t’i lënë inatet sepse qeveria Kurti ka shpallur luftë ndaj SBASHK-ut”, tha ai.
Ai shtoi se mësuesit duhet të ndihmohen me mjete, ndërsa këmbëngul se testimi me shkrim për ta është fyes dhe denigrues.
“Jo test me shkrim degradues. Duhet të krijohen kushtet të reja të punës, që mësuesit të ndihmohet deh të kontrollohet, sepse me test nuk zgjidhet asgjë. Kurti synon zhdukjen e sindikatave”, tha Jasharaj./ abcnews.al