Pas ndeshjes direkte të së dielës në mbrëmje, ideja për të mbyllur një marrëveshje për një transferim të lirë verën e ardhshme ka lindur.
Marotta dhe Ausilio janë ekspertë të transferimeve me parametra zero, të cilët janë në fund të kontratës së tyre dhe emri i nxehtë tashmë është mesfushori polak i Napolit, Piotr Zielinski, kontrata e të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual.
Sipas informacioneve të fundit nga merkatoja, ideja e zikaltërve është t’i ofrojnë lojtarit një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 4-5 milionë euro plus bonuse në vit. Zielinski shihet nga drejtuesit e Interit si një lojtar me tepër eksperiencë në mesfushë dhe me cilësi të jashtëzakonshme./ h.ll/abcnews.al