Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fiorentina në sulm, plan konkret për talentin shqiptar

schedule17:32 - 16 Tetor, 2019

schedule 17:32 - 16 Tetor, 2019

Fiorentina vihet pas mbrojtësit të kombëtares shqiptare. Marash Kumbulla e ka nisur mirë kampionatin me Hellas Verona, ndërkohë që edhe debutoi me Shqipërinë në ndeshjen kundër Moldavisë. Në Itali për të vlerësimet janë maksimale dhe një kalim në klubin “vjollcë” do të ishte një hap i madh.

Gazzetta dello Sport raporton se Kumbulla synohet të bllokohet nga Fiorentina që në janar dhe më pas të transferohet në verë në Firence. Lojtari sigurisht do të duhet të mendohet mirë, pasi është vetëm 19 vjeç dhe për të është shumë e rëndësishme të aktivizohet që të rritet akoma edhe më shumë.

Një ditë më parë në mediat italiane u përfol edhe Napoli si opsion. Vetë menaxheri i mbrojtësit, Gianni Vitali, në një lidhje telefonike me Radio Punto Nuovo tha: “Kumbulla është shumë i emocionuar për karrierën e tij, pasi po merr vlerësimet që i meriton. Gjithsesi, ai është një person që qëndron me këmbë në tokë dhe punon shumë.



Kumbulla, duke festuar një gol me Hellas Verona

Ai e di se duhet të vazhdojë me këto ritme dhe e ardhmja e tij do të jetë e ndritur, pasi shumë skuadra po vuajnë për qendërmbrojtës. Ai është një djalosh i ri dhe ka pasur disa skuadra të interesuara. Napoli? Nuk kemi folur ende për asnjë ofertë. Marashi është lojtar i Veronës dhe nuk po mendon për merkato. Do të shohim çfarë do të rezervojë e ardhmja”.

Kjo ishte ajo çka Vittali tha një ditë më parë, ndërkohë që tani duhet të përgatitet për ofertat e ndryshme që do të shkojnë për shërbimet e Kumbullës. Mbrojtësi është nën kontratë deri në vitin 2022 me Hellas Verona, që do të duhet t’i vërë një çmim. Nëse vazhdon kështu, shumë shpejt do të ndryshojë skuadër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!