Çështja e emigracionit, sekretari i Brendshëm britanik mbërrin në Ruanda

schedule15:11 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 15:11 - 5 Dhjetor, 2023

Sekretari i Brendshëm britanik, James Cleverly, mbërriti këtë të martë në Ruandë për të nënshkruar një marrëveshje të re për dërgimin e azilkërkuesve në vendin afrikan, pasi gjykata e lartë e Mbretërisë së Bashkuar shpalli të paligjshme skemën e mëparshme të dëbimit.

Plani i Ruandës ësht në qendër të strategjisë së qeverisë britanike për të reduktuar emigracionin dhe po shqyrtohet nga vende të tjera që po marrin në konsideratë politika të ngjashme.

Megjithëse Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vlerësoi se një veprim i tillë do të shkelte ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, qeveria u zotua të mos bëjë asnjë hap pas.

Rishi Sunak tha se do të krijojë dispozitat ligjore që marrëveshja e rinegociuar të jetë në përputhje me legjislacionin britanik, ndërsa paralajmëroi gjykatën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Strasburg të mos ndërhyjë në punët e brendshme.

Sipas planit, Britania synon të dërgojë mijëra azilkërkues që kanë mbërritur në brigjet britanike përmes La Manshit dhe në këmbim Ruanda ka marrë një pagesë fillestare prej 140 milionë paundësh.

Ndërkohë një ditë më parë, qeveria njoftoi një sërë masash më të rrepta edhe për emigrantët e ligjshëm. Më lëvizjet e fundit qeveria britanike synon të reduktojë numrin e emigrantëve që mbërrijnë në vend me 300 mijë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!