Dështon revolta e demokratëve, Rudina Hajdari mban grupin në këmbë me 6 deputetë “hua”

schedule15:37 - 16 Tetor, 2019

schedule 15:37 - 16 Tetor, 2019

Rudina Hajdari i ka konsideruar sulme me porosi të Lulzim Bashës kërkesën e disa deputetëve për ta shkarkuar si kryetare e grupit demokrat. Firmëtarët i mohuan akuzat, ndërsa Hajdari mori masat, dhe ka siguruar firmat e 6 deputetëve të rinj që i bashkohen në grupin e saj, duke shpëtuar kështu nga shkrirja.

Revolta e disa deputetëve të opozitës së re për të shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare e grupit parlamentar demokrat, duket se do të dështojnë.

Me një lëvizje të shpejtë, Hajdari ka marrë firmat e 6 deputetëve të rinj që nuk i përkisnin grupit të saj parlamentar, për t’u bashkuar në grupin e saj, formë kjo që e shpëton grupin demokrat nga shkrirja, nëse largohen rebelet.

Siç ka mësuar ABC Neës, bëhet fjalë për deptuetët Elda Hoti, Ligoraq Karamelo, Krenar Rryçi, Vasil Sterjovski dhe Majlinda Halilaj.

Rudina Hajdari, ja faturon këtë rrëmujë Lulzim Bashës. Deputetët që i qëndrojnë shkarkimit, mohojnë të jenë kontaktuar nga kreu demokrat.  Halit Valteri fillimisht firmosi për Korab Litën kryetar, por ndërroi mendje dhe u tërhoq, e sot flet një lloj si Rudina Hajdari për zanafillën e kësaj situate.

Seanca parlamentare e së enjtes do të qartësojë nëse grupi i Hajdarit do të mbijetojë, në këtë histori firmash e tërheqjesh, që më shumë se sa çështje parimesh e vizionesh politike, rezulton të jetë një luftë e brendshme për interesa të vogla, gati private,  të deputetëve të përfshirë në këtë histori.  /ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!