Pritej një rikthim në Premier League, por duket se për momentin asgjë nuk do të ndodhë. Bëhet fjalë për mesfushorin portugez, Ruben Neves, me mesfushorin që “ka mbyllur derën” për një lëvizje të mundshme te Newcastle, duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Al-Hilal
Në të tilla rrethana Newcastle duhet të kërkojë një tjetër lojtar, në vend të Neves, me këtë të fundit që nuk do të jetë zëvendësuesi i Sandro Tonali i skualifikuar për çështjen e basteve dhe këtë e ka konfirmuar vetë “ylli” portugez.
“Nuk do të kthehem. Mendoj se janë thashetheme që lindën për shkak të bashkëpronësisë së dy klubeve dhe sepse kam luajtur më parë në Angli. Kishte interes nga Neëcastle para se të vija këtu, por unë jam vërtet i lumtur, familja ime është e lumtur dhe unë po kaloj një kohë të mirë”,- u shpreh ish-lojtari i Wolves, i cili kaloi te “gjigantët” suaditë për shifrën e 55 milionë paundëve. /i.m /abcnews.al